{"id":8176,"date":"2018-11-26T10:00:35","date_gmt":"2018-11-26T10:00:35","guid":{"rendered":"http:\/\/digitallaw-data.thememountdemo.com\/?p=8176"},"modified":"2020-11-03T11:22:54","modified_gmt":"2020-11-03T11:22:54","slug":"protesta-e-unazes-se-re-ne-lupen-e-ligjshmerise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/shp.al\/en\/protesta-e-unazes-se-re-ne-lupen-e-ligjshmerise\/","title":{"rendered":"Protesta e &#8220;Unaz\u00ebs s\u00eb Re&#8221;, n\u00eb lup\u00ebn e ligjshm\u00ebris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\"><strong>Nga:<br \/>\n<\/strong><strong>Avokat Arnold Neziri<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Konflikti tek \u201cUnaza e Re\u201d, nuk duhet par\u00eb thjesht si nj\u00eb konflikt politik midis t\u00eb majt\u00ebs dhe t\u00eb djatht\u00ebs dhe midis qeveris\u00eb dhe opozit\u00ebs por edhe si nj\u00eb c\u00ebshtje e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb pron\u00ebsise p\u00ebrkundrejt shpron\u00ebsimit t\u00eb pasurive t\u00eb paluajt\u00ebshme n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb interesit publik.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Por cfar\u00eb e shnd\u00ebron\u00a0 \u201cUnaz\u00ebn e Re\u201d n\u00eb nj\u00eb precedent dhe p\u00ebrse vlen t\u00eb ndalemi.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Padyshim q\u00eb gjithkush prej nesh e ka t\u00eb qart\u00eb tablon\u00eb e p\u00ebrgjithshme t\u00eb k\u00ebsaj \u201ckatrahure\u201d nd\u00ebrtimore, ku nd\u00ebrtimet pa kriter t\u00eb ndikuara nga l\u00ebvizjet e brendshme n\u00eb Shqip\u00ebri dhe kryesisht n\u00eb Tiran\u00eb, imponuan qeverin\u00eb e koh\u00ebs t\u00eb fillonte procesin e \u201clegalizimit\u201d t\u00eb k\u00ebtyre nd\u00ebrtesave, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb rregullimi ligjor n\u00eb vitin 2006, ligjit \u201cP\u00ebr Legalizimin, Urbanizimin dhe Integrimin e Nd\u00ebrtimeve pa leje\u201d. Pa hyr\u00eb n\u00eb p\u00ebrmbajtjen e k\u00ebtij ligji, dhe kushtetueshm\u00ebrin\u00eb e tij, natyrsh\u00ebm lind pyetja n\u00ebse i frenoi ky ligj nd\u00ebrtimet pa leje apo jo? Sigurisht q\u00eb jo, pasi shteti n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte i pafuqish\u00ebm t\u00eb ndalonte k\u00ebt\u00eb \u201cfrym\u00eb antiligjore\u201d t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb banesave apo objekteve, dhe nga viti 2006 deri n\u00eb vitin 2014 parlamenti ka shtyr\u00eb disa her\u00eb afatin e zbatimit t\u00eb k\u00ebtij ligji.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb\u00a0 rastin \u201cUnaza e Re\u201d, konstatohet se banor\u00ebt dhe familjet q\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrtuar banesat e tyre pran\u00eb k\u00ebsaj zone sot jan\u00eb p\u00ebrpara presionit t\u00eb shtetit p\u00ebr tu larguar nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre dhe nuk u jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi zgjedhjeje, por nuk mund t\u00eb themi q\u00eb jan\u00eb krejt t\u00eb zhveshur nga e drejta.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00ebse analizojm\u00eb problemin nga pikpamja ligjore konstatojm\u00eb se qeveria sot mbrohet p\u00ebrpara banor\u00ebve dhe opinionit politik dhe publik pik\u00ebrisht me dispozitat q\u00eb parashikojn\u00eb p\u00ebrjashtimin nga legalizimi t\u00eb nd\u00ebrtimeve pa leje q\u00eb c\u00ebnojn\u00eb veprat kryesore t\u00eb infrastruktur\u00ebs publike, akset rrugore etj\u2026, t\u00eb cilat p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb interes publik. Sigurisht q\u00eb kjo mbrojtje ligjore q\u00eb i jep neni 39 i ligjit \u201c P\u00ebr Legalizimet\u2026\u201d, mund t\u00eb justifikoj\u00eb nga nj\u00ebra an\u00eb qeverin\u00eb t\u00eb jet\u00eb e pal\u00ebkundur n\u00eb q\u00ebndrimin e saj p\u00ebr prishjen e k\u00ebtyre nd\u00ebrtimeve dhe vazhdimin e vepr\u00ebs publike, por nga ana tjet\u00ebr e detyron qeverin\u00eb dhe institucionet e saja q\u00eb t\u00eb sqarojn\u00eb qytetar\u00ebt e prekur dhe publikun se <strong>d\u00ebmi q\u00eb i shkaktohet atyre nga prishja \u00ebsht\u00eb pa fajin e saj. <\/strong>Faji, si institut i s\u00eb drejt\u00ebs, dhe p\u00ebrcaktimi i tij nuk duhet par\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr konsum politik dhe mediatik por edhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar p\u00ebrgjegjesin\u00eb juridiko-civile p\u00ebr d\u00ebshp\u00ebrblimin e prishjes s\u00eb atyre nd\u00ebrtimeve t\u00eb legalizuara apo t\u00eb palegalizuara.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Banor\u00ebt dhe familjar\u00ebt q\u00eb preken nga projekti i \u201cUnaz\u00ebs s\u00eb Re\u201d por edhe publiku i gjer\u00eb, duhet t\u00eb marrin p\u00ebrgjigje nga institucionet t\u00eb cil\u00ebt sot kan\u00eb detyrimin t\u00eb kryejn\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb rregullt dhe transparent me qytetar\u00ebt e saj, duke krijuar bindjen (jo vet\u00ebm formale) ligjore se procedurat e ndjekura prej tyre ne k\u00ebt\u00eb proces jan\u00eb konform ligjit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Gjithashtu nuk mund t\u00eb mjaftohen me parull\u00ebn \u201ce p\u00ebrjashtimit nga legalizimi\u201d por duhet t\u00eb ndalen tek t\u00eb gjitha problematikat ligjore q\u00eb ngre fenomeni i \u201cUnaz\u00ebs s\u00eb Re\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>S\u00eb pari- <\/strong>Ekzekutivi duhet t\u00eb provoj\u00eb q\u00eb aty ka pasur nj\u00eb plan Urbanistik, Rregullues, t\u00eb Qytetit t\u00eb Tiran\u00ebs t\u00eb miratuar ligj\u00ebrisht, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb t\u00eb provoj\u00eb se \u00ebsht\u00eb n\u00eb kushtet e p\u00ebrjashtimit nga legalizimi.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Institucionet publike qendrore dhe vendore kan\u00eb deklaruar se nd\u00ebrtimi i Unaz\u00ebs s\u00eb Re (pjesa nga pallati me shigjeta tek Sheshi \u201cShqiponja\u201d), bie fiks mbi gjurm\u00ebn e vij\u00ebs s\u00eb verdh\u00eb t\u00eb vitit 1989, p\u00ebrcaktuar\u00a0 nga VKM nr. 45, dt.7.2.1990 \u201cPer miratimin e Planit Rregullues t\u00eb Qytetit t\u00eb Tiran\u00eb\u201d. <strong>Por a ka dhe a ka pasur fuqi juridike VKM-ja e m\u00ebsip\u00ebrme?<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Institucione t\u00eb ndryshme, kan\u00eb mbajtur q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme n\u00eb lidhje me zbatimin e VKM-s\u00eb s\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme dhe fuqin\u00eb e saj juridike. Duhet t\u00eb dim\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sip\u00ebrfaqe toke n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt\u00a0 e rrug\u00ebs por kryesisht n\u00eb zon\u00ebn ku \u00ebsht\u00eb pjesa m\u00eb e madhe e nd\u00ebrtesave objekt konflikti her\u00eb \u00ebsht\u00eb konsideruar si \u201ctok\u00eb bujq\u00ebsore\u201d dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb sip\u00ebrfaqe t\u00eb caktuara t\u00eb saj jan\u00eb ndar\u00eb me ligjin nr. 7501, \u201cP\u00ebr tok\u00ebn bujq\u00ebsore\u201d, nga Komisionet e Ndarjes s\u00eb Tok\u00ebs s\u00eb ish- Nd\u00ebrmarrjeve Bujq\u00ebsore dhe her\u00eb \u00ebsht\u00eb konsideruar si tok\u00eb \u201ctruall brenda vij\u00ebs s\u00eb verdh\u00eb t\u00eb qytetit t\u00eb Tiran\u00ebs\u201d, dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb nga ish Komisionet e Kthimit dhe Kompensimit t\u00eb Pronave pran\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb. Nj\u00eb fakt tjet\u00ebr shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebrvec dyzimit institucional, \u00ebsht\u00eb q\u00eb VKM-ja ka probleme t\u00eb tjera t\u00eb karakterit formal dhe procedural q\u00eb kan\u00eb si pasoj\u00eb paefektshm\u00ebrin\u00eb e tij. Nga informacione t\u00eb mbledhura n\u00eb koh\u00eb nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb, K\u00ebshilli i Qarkut, Arkivi Q\u00ebndror Teknik, Bashkia e Tiran\u00ebs rezulton se VKM nr. 45, dat\u00eb 07.02.1990, nuk \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb fletoren zyrtare\u00a0 dhe \u00ebsht\u00eb pa firm\u00eb dhe pa vul\u00eb, element\u00eb q\u00eb ngrejn\u00eb pik\u00ebpytje t\u00eb forta mbi fuqin\u00eb e k\u00ebtij akti n\u00ebnligjor.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>S\u00eb dyti<\/strong>\u2013 Gjithashtu ekzekutivi duhet t\u00eb sqaroj\u00eb n\u00ebse ka ndonj\u00eb plan tjet\u00ebr rregullues t\u00eb miratuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb? A \u00ebsht\u00eb zbatuar ky plan nga institucionet dhe a \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i njohur p\u00ebr banor\u00ebt e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb konflikt?<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb k\u00ebsaj pyetje, nga Bashkia Tiran\u00eb, ka vet\u00ebm nj\u00eb q\u00ebndrim se n\u00eb vitin 2007 ka nj\u00eb plan rregullues q\u00eb bie fiks mbi planin rregullues t\u00eb vitit 1990. Por p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet nj\u00eb sqarim i holl\u00ebsish\u00ebm ligjor nga ana e Bashkis\u00eb q\u00eb ky plan urbanistik sjell pasoja juridike p\u00ebr ta dhe n\u00ebse ka efekt prapaveprues ose jo, pra n\u00ebse do ti shtrij\u00eb efektet e veta p\u00ebrpara miratimit dhe publikimit, duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb parimet e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, parimin e siguris\u00eb juridike, dhe frym\u00ebn e ligjit \u201cP\u00ebr legalizimin \u2026\u201d<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>S\u00eb treti-<\/strong> A jan\u00eb identifikuar nd\u00ebrtimet e banor\u00ebve t\u00eb \u201cUnaz\u00ebs s\u00eb Re\u201d, si objekte \u201ct\u00eb p\u00ebrjashtuara nga legalizimi\u201d, p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrjashtimit q\u00eb dikton neni 39 i ligjit, n\u00eb p\u00ebrputhje me procedurat e parashikuara nga VKM nr. 437\/2006 ?<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kjo pyetje b\u00ebhet p\u00ebr shkak se n\u00eb p\u00ebrputhje me procedurat ligjore q\u00eb dikton VKM 280\/ 2015 p\u00ebr nd\u00ebrtimet q\u00eb nuk p\u00ebrfshihen n\u00eb fush\u00ebn e zbatimit t\u00eb ligjit 9482\/2006 konstatohet mosp\u00ebrfshirja n\u00eb procesin e legalizimit me urdh\u00ebr t\u00eb Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, duke argumentuar edhe shkakun ligjor. N\u00eb c\u00ebshtjen n\u00eb fjal\u00eb kjo procedur\u00eb po ndodh sot (referuar deklarat\u00ebs zyrtare t\u00eb kreut t\u00eb ALUIZNIT se vendimet e konstatimit t\u00eb mosp\u00ebrfshirjes n\u00eb procesin e legalizimit jan\u00eb duke u p\u00ebrgatitur).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nuk ka dyshim q\u00eb ky konflikt ka hijet e veta kur shikon dhe kupton (nga provat dhe deklaratat e deritanishme) <strong>q\u00eb brenda k\u00ebsaj zone disa nd\u00ebrtesa jan\u00eb legalizuar dhe disa jo<\/strong>, pra disa bien brenda planit rregullues disa jo, megjith\u00ebse jan\u00eb ngjitur nj\u00ebra-tjetr\u00ebs. Posac\u00ebrisht, ky fakt na con n\u00eb p\u00ebrfundimin se n\u00eb rastin n\u00eb fjale parimi i \u201cbarazis\u00eb p\u00ebrpara ligjit\u201d nuk gjen zbatim dhe se procesi i legalizimit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb zon\u00eb \u00ebsht\u00eb i kompromentuar, jotransparent dhe selektiv.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Mbi k\u00ebto premisa banor\u00ebve dhe familjar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrtuar pa leje banesat e tyre pran\u00eb k\u00ebsaj zone u lind e drejta q\u00eb t\u2019i drejtohen gjykat\u00ebs me padi p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar \u201cvendimet e konstatimit t\u00eb mosp\u00ebrfshirjes n\u00eb procesin e legalizimit\u201d, dhe n\u00ebs\u00eb gjykata do t\u2019i vler\u00ebsonte si t\u00eb drejta pretendimet e tyre, duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb munges\u00ebn e nj\u00eb plani urbanistik t\u00eb miratuar dhe prapaveprueshm\u00ebrin\u00eb ose jo t\u00eb t\u00eb nj\u00eb akti n\u00ebnligjor, k\u00ebta banor\u00eb dhe familjar\u00eb do t\u00eb kishin nj\u00eb status tjet\u00ebr, at\u00eb t\u00eb pronarit t\u00eb ligjshm\u00eb t\u00eb cil\u00ebt meritojn\u00eb nj\u00eb shpron\u00ebsim t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb pasurive t\u00eb tyre.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Me sy t\u00eb lire dhe pa u thelluar kushdo do ti quante uzurpator keta individe por kjo nuk mjafton p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje problemit n\u00eb fjal\u00eb. K\u00ebta banor\u00eb k\u00ebt\u00eb status dhe cil\u00ebsim e pranojn\u00eb por kjo nuk p\u00ebrb\u00ebn si justifikim p\u00ebr t\u00eb mohuar t\u00eb drejt\u00ebn e tyre p\u00ebr nj\u00eb shpron\u00ebsim t\u00eb drejt\u00eb, p\u00ebr zbatimin e parimit t\u00eb ligjshm\u00ebrise, t\u00eb barazis\u00eb p\u00ebrpara ligjit dhe t\u00eb drejt\u00ebs dhe liris\u00eb s\u00eb pron\u00ebs, sepse askush nuk mund t\u00eb pretendoj\u00eb q\u00eb t\u00eb vendoset drejt\u00ebsi me padrejt\u00ebsi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Konflikti tek \u201cUnaza e Re\u201d, nuk duhet par\u00eb thjesht si nj\u00eb konflikt politik midis t\u00eb majt\u00ebs dhe t\u00eb djatht\u00ebs dhe midis qeveris\u00eb dhe opozit\u00ebs por edhe si nj\u00eb c\u00ebshtje e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb pron\u00ebsise p\u00ebrkundrejt shpron\u00ebsimit t\u00eb pasurive t\u00eb paluajt\u00ebshme n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb interesit publik.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":12389,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"editor_plus_copied_stylings":"{}","footnotes":""},"categories":[130,131],"tags":[132,133],"class_list":["post-8176","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-proteste","category-unaza-re","tag-proteste","tag-unaza-re"],"featured_image_src":"https:\/\/shp.al\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/protesta-unaza-e-re.jpg","featured_image_src_square":"https:\/\/shp.al\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/protesta-unaza-e-re.jpg","author_info":{"display_name":"Isuf Shehu","author_link":"https:\/\/shp.al\/en\/author\/admin\/"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/shp.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8176","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/shp.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/shp.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shp.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shp.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8176"}],"version-history":[{"count":7,"href":"https:\/\/shp.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8176\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12397,"href":"https:\/\/shp.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8176\/revisions\/12397"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shp.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12389"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/shp.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8176"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/shp.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8176"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/shp.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8176"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}