Shehu & Partners në mbështetje të nismës për amendimin e ligjit Nr.9817/2007 “Për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural”
Shehu & Partners nëpërmjet avokatit Isuf Shehu asistoi në paraqitjen e nje nisme përpara Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese më datë 07.12.2021. Zyra jonë këshilloi dhe mbështeti z. Agron Duka, Deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në inicjativën e tij për të amenduar Ligjin 9817/2007 “Për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural”.
Z.Shehu i angazhuar si ekspert ligjor nga Komiteti Shqiptar i Helsinikit ofroi ekspertizën e tij në hartimin e projektligjit dhe asistoi gjatë gjithë dëgjesës përpara Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregëtinë dhe Mjedisin.
Ky projektligj kishte si qëllim hartimin dhe zbatimin e skemave mbështetëse me afat jo më pak se 5 vite në sektorë të caktuar; zgjerimin e fermerëve përfitues që mbështeten me subvencione direkte; ndërhyrje për të rregulluar tregun në raste krijimi të stoqeve për arsye objektive dhe vendimeve kufizuese të autoriteteve publike; kryerjen e analizave të tokës dhe ujit me shpenzimet e buxhetit të shtetit, etj.
Faleminderit qe na mundesoni kete sherbim!
Ku munt tju kontaktoj
Dua te punoij dhe jetoi me familjen ne kanad